Sport
Shqiptarja nga Danimarka i bashkohet Kosovës
Leonora Demaj do t’i bashkohet ekipit të Kosovës që do të luajë në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, ku do të ndeshet me Zvicrën, Bjellorusinë dhe Turqinë
Hendbollistja e talentuar e skuadrës NFH të Danimarkës, Leonora Demaj edhe zyrtarisht u bë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, pasi plotësoi të gjitha bazat ligjore konform rregulloreve të IHF-it dhe EHF-it, shkruan albinfo.ch.
“Leonora ishte në zyrën e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe ishte e kënaqur me rrjedhat mbi kalimin e saj në radhët e Kombëtares, duke u shprehur e lumtur që ju plotësua një ëndërr jetësore, kurse tani është në proces të ndërrimit te klubit te ri, dhe ka udhëtuar menjëherë në Danimarkë për të nënshkruar kontratën”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
Leonora do t’i bashkohet ekipit të Kosovës që do të luajë në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, ku do të ndeshet me Zvicrën, Bjellorusinë dhe Turqinë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











