Shëndetësi

Shërbime ortodontike për aparate dentare në Dietlikon

Thënia “Nuk ka mundësi të dytë për të lënë përshtypjen e parë“, sot vlen më shumë se kurrë. Një orë e shtrenjtë apo një çantë luksoze e humbin vlerën nëse ke dhëmbë të shtrembër

“Dhëmbët e bukur nuk janë të dobishëm vetëm nga pikëpamja shëndetësore. Një buzëqeshje e bukur është tërheqëse për të rinjtë dhe të rriturit, gjithashtu, përveç kësaj, rrezaton edhe energji pozitive. Shumë të rritur vuajnë nga dhëmbë jo të drejtë dhe nuk duan të fotografohen duke buzëqeshur. Pikërisht për këtë arsye çdo trajtim ortodontik është një investim për të ardhmen, në mënyrë që të mos keni më nevojë ta fshihni tiparin më të bukur në fytyrën tuaj, buzëqeshjen tuaj”. Kështu thotë specialistja e ortodoncisë, dr. Laureta Ismajli nga ordinanca Kieferorthopädie në Dietlikon të Cyrihut.

Zonja Dr. Laureta Ismaili, çfarë domethënie ka termi «Ortodonci 2.0»? 

Shumë prindër aparatet dentare fikse metalike i asociojnë me diçka të shëmtuar dhe të dhimbshme. Mirëpo sot kjo metodë i takon tashmë të kaluarës.

Minibreketat metalike me tel të butë që i përdorim ne sot nuk shkaktojnë pothuajse asnjë dhimbje dhe tanimë ekzistojnë aparatet dentare të tejdukshme për fëmijë, me të cilat ju mund të arrini qëllimin e trajtimit më shpejt dhe me shumë sukses pa pasur frikë dhe pa lot.

Në ortodoncinë moderne faktori njerëzor vlen më shumë se sa shpjegimet e komplikuara dhe të bezdisshme të tipit teknik.

Pacienti nuk detyrohet t’i nënshtohet trajtimit, përkundrazi, ne i diskutojmë së bashku avantazhet dhe disavantazhet e secilës terapi dhe vendosim së bashku me ju për metodën më të mirë të trajtimit. Dua të ftoj të rriturit, e posaçërisht fëmijët në një ambient të rehatshëm për ju, pa pasur frikë nga dentisti.

Përse sot dhëmbët e drejtë janë aq të rëndësishëm, ndërsa disa vjet më parë nuk ka qenë kështu?

Thënia “Nuk ka mundësi të dytë për të lënë përshtypjen e parë“, sot vlen më shumë se kurrë. Një orë e shtrenjtë apo një çantë luksoze e humbin vlerën nëse ke dhëmbë të shtrembër. Një buzëqeshje e bukur është më tërheqëse dhe nuk ekziston asnjë justifikim për të pasur një buzëqeshje të shëmtuar.

A kanë kuptim aparatet ortodontike te të rriturit?

Dhëmbët e bukur nuk janë të dobishëm vetëm nga pikëpamja shëndetësore. Një buzëqeshje e bukur është tërheqëse për të rinjtë dhe të rriturit, gjithashtu, përveç kësaj, rrezaton edhe energji pozitive. Shumë të rritur vuajnë nga dhëmbë jo të drejtë dhe nuk duan të fotografohen duke buzëqeshur. Pikërisht për këtë arsye çdo trajtim ortodontik është një investim për të ardhmen, në mënyrë që të mos keni më nevojë ta fshihni tiparin më të bukur në fytyrën tuaj, buzëqeshjen tuaj. Trajtimi ortodontik është i mundur në çdo moshë. Suksesi varet më tepër nga shëndeti juaj i gojës, sesa nga mosha juaj. Është më e lehtë të lëvizësh dhëmbët e një gjysheje që ka mishrat e dhëmbëve të shëndoshë sesa të një adoleshenti duhanpirës që ka higjienë të keqe të gojës. Vitet e fundit janë zhvilluar metoda pothuajse të padukshme të trajtimit të dhëmbëve të shtrembër për të rriturit, të tilla si Invisalign, aparatet ortodontike të padukshme ose ndryshe të njohura si Aligners.

Çfarë është trajtimi me Invisalign? 

Dhëmbët korrigjohen nga një sërë maskerinash të tejdukshme dhe të lëvizshme dentare, të bëra me porosi për dhëmbët tuaj, dhe për këtë arsye janë shumë të rehatshme. Këto maskerina janë pothuajse të padukshme në dhëmbë.

Invisalign mbahen reth 22 orë në ditë dhe ndërrohen çdo dy javë dhe, pak nga pak, javë pas jave, dhëmbët lëvizin në pozicionin e synuar përfundimtar. Kjo pa ndikuar në jetën tuaj të përditshme, sepse maskerinat mund të hiqen lehtësisht nga goja – për pastrimin e dhëmbëve, për t’u ushqyer apo edhe për raste të veçanta. Për shkak se ato janë punuar nga një material i veçantë mjekësor, janë gjithashtu të përshtatshme për njerëzit me alergji ndaj metaleve. Maskerinat Invisalign posedojnë sipërfaqe të lëmuar, gjë që minimizon rrezikun e acarimit në gojë.

A mbulohen shpenzimet nga sigurimi suplementar shëndetësor ? 

Po. Meqenëse Invisalign është një metodë e njohur trajtimi, shpenzimet e maskerinave Invisalign mbulohen nga sigurimi suplementar shëndetësor, njëjtë si për aparatet fikse metalike.

Gjithçka tingëllon shkëlqyeshëm, por a është kjo metodë e mundur tek unë

Ne do t’ju këshillojmë pa asnjë detyrim. Të gjitha pyetjet dhe dyshimet mund të diskutohen para trajtimit. Së bashku me juve vendosim se cila metodë është më e mira dhe sa kohë do të zgjasë trajtimi.

Kieferorthopädie Dietlikon
Bahnhofstrasse 43
8305 Dietlikon
044 833 80 00
www.kfo-dietlikon.ch