Kosova
Së shpejti, kirurgët nga Kosova shkojnë për trajnim në Evropë dhe botë
Të gjithë kirurgët janë shprehur të kënaqur me projektin e sub-specializimeve
Shumë shpejt do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Këto komente Latifi i ka bërë gjatë një takimi me drejtorët e Klinikave të Kirurgjisë, bashkë me stafin përcjellës- kirurgëve, ku temë diskutimi ishte Transformimi Klinik i Shëndetësisë së Kosovës përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara, raporton Albinfo.ch.
“Në këtë takim ministri Latifi shpalosi para kirurgëve projektin e sub-specializimeve për të gjitha klinikat e kirurgjisë, e që ka për qëllim trajnimin e kirurgëve për t’u bërë specialistë dhe udhëheqës akademikë në procedurat dhe teknikat e avancuara me standarde ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në komunikatë thuhet se ministri Latifi ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë kirurgët dhe ka potencuar se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizionin e qartë të përgjithshëm për qeverisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, me gjithë problemet e tanishme, shumë shpejt do të bëhet institucioni shëndetësor më kredibil, me profesionistë më të avancuar, ku qytetarët do të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore.
Tutje theksohet se të gjithë kirurgët janë shprehur të kënaqur me prezantimin e ministrit Latifi për projektin e sub-specializimeve, dhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë, vetëm për transformimin e sistemit shëndetësor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










