Kultura
‘Entrepreneur’: Rudina Seseri, një ndër 100 gratë më me ndikim në botë
Seseri u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009
“Inteligjenca artificiale po riformulon jetën tonë. Çfarë na pret tashmë? Kjo është ajo çfarë po përpiqet të zbulojë Rudina Seseri”, shkruan revista në arsyetimin e saj, përcjell Telegrafi.
Ajo në vitin 2016 themeloi Glasswing Ventures, një kompani kjo që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike dhe inteligjencës artificiale. Kompania me bazë në Boston prezantoi fondin e saj të parë prej 112 milionë dollarësh në vitin 2018 dhe që atëherë ka investuar në 19 biznese.
Në muajin qershor 2019 Glasswing Ventures prezantoi një platformë përshpejtuese për të ndihmuar themeluesit të ecin më shpejt me ndihmën e 34 këshilltarëve dhe me një bazë të dhënash nga 16 mijë individë që firmat e reja përdorin për të gjetur talentin.
Teksa themeloi kompaninë, Seseri thotë se i kushton çdo javë kohë të menduarit.
“Diçka që mund të neglizhohet lehtësisht është koha e të menduarit. Bëni një hap pas dhe reflektoni: Ku jam? Ku po shkojmë?”, vijon shkrimi rapoton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë














