Futboll

Xhaka tregon pse e refuzoi Chelsean

Kapiteni i Sunderlandit thotë se dëshiron të vazhdojë projektin e nisur me klubin anglez

Granit Xhaka ka treguar arsyet pse gjatë verës vendosi të mos e pranojë mundësinë për t’iu bashkuar Chelseat, përcjell albinfo.ch.

Klubi londinez kishte bërë ofertë për transferimin e mesfushorit shqiptar, por Xhaka zgjodhi të qëndrojë te Sunderland, ku është edhe kapiten i skuadrës.

Një nga arsyet kryesore të vendimit të tij ishte dëshira për të vazhduar projektin e nisur te klubi anglez. Xhaka ka thënë se është i kënaqur me rolin që ka në Sunderland dhe beson se ende mund të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekipit.

“Kur e nënshkrova kontratën këtu, pas saj kishte një plan të qartë dhe ai plan ishte që t’i përmbaheshim këtij projekti, të besonim në të dhe të punonim për ta çuar përpara. Kur fola me pronarin e Sunderlandit, i thashë që në fillim se nuk e kam ndjesinë që ky projekt ka përfunduar ende. Dhe kjo është ajo që më motivon. Dua ta shijoj futbollin evropian me këtë klub dhe me tifozët, dhe shpresoj që pas këtij sezoni të mund të arrijmë edhe më shumë”, ka thënë Xhaka, sipas “Goal”.

33-vjeçari iu bashkua Sunderlandit vitin e kaluar nga Bayer Leverkuseni për 15 milionë euro./Albinfo.ch