Futboll

Belgjika vendos kusht për mbështetjen e Infantinos në FIFA

Belgjika ka bërë të ditur se mbështetja e saj për Gianni Infantinon për një mandat të ri në krye të FIFA-s do të varet nga sqarimet që do të jepen për rastin e Folarin Balogunit dhe çështje të tjera të lidhura me qeverisjen e organizatës.

Federata Mbretërore Belge e Futbollit (RBFA) kërkon transparencë lidhur me vendimin për pezullimin e dënimit ndaj Balogunit, i cili u lejua të luante kundër Belgjikës.

Rasti pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s më 15 tetor. Federata belge kërkon gjithashtu garanci që raste të ngjashme në të ardhmen të trajtohen në mënyrë transparente dhe me kritere të qarta.