Si mund të zhvillohet turizmi në Shqipëri duke ruajtur natyrën, identitetin dhe autenticitetin që e bëjnë vendin tonë të veçantë?
Kjo pyetje ishte në qendër të panelit “Bumi i Turizmit në Shqipëri – Rritja dhe Qëndrueshmëria”, të organizuar gjatë kësaj jave nga Ambasada e RSH-së në Bernë dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallenit (ASA-HSG).
Ambasadori Ermal Dredha, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Prof. Dr. Pietro Beritelli sollën këndvështrime nga diplomacia, politikat turistike dhe bota akademike.
Diskutimi trajtoi Strategjinë e Turizmit 2030, sfidat e rritjes së shpejtë dhe përvojën zvicerane në menaxhimin e destinacioneve.
Në vijim, Ambasadori Dredha dhe Drejtoresha Hysaj diskutuan me Prof. Beritellin mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të ekspertizës, për ta kthyer këtë dialog në mbështetje konkrete për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër,

