Sport
Rasti i Berishës
Etrit Berisha mund të luajë ndaj Cagliarit nëse konfirmohet lëndimi i portierit të Atalantas, Marco Sportielo
Për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën duket se po afrohet ora e debutimit me Atalantan. Portieri shqiptar ka shumë gjasa të jetë titullar në ndeshjen ndaj Cagliarit në Serie A, shkruan albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, portieri i parë i Atalantas, Marco Sportielo, vuan nga një dëmtim në shpinë dhe është në pikëpyetje për takimin e së dielës. Vendimi përfundimtar do të merret gjatë stërvitjes së fundit me porta të mbyllura para nisjes me aeroplan drejt Sardenjës. Nëse 24-vjeçari nuk ia del, atëherë vendin e tij do ta zë Berisha.
Kështu, e vetmja mënyrë që portieri i Kombëtares shqiptare të gjejë hapësira janë dëmtimet ose pezullimet e Sportielos. Kjo pasi trajneri Gian Piero Gasperini tashmë e ka bërë të qartë se italiani është zgjedhja e tij e parë për portën, duke e lënë Berishën në situatë të ngjashme sikurse te Lazio.
Kjo ishte edhe arsyeja që Etriti u largua nga Lazio. Sigurisht se kjo do të ndikojë edhe në Kombëtaren shqiptare, pasi ai gjithmonë ka qenë i pazëvendësueshëm.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











