Sport
Mustafi tregon pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë
“Kur mora një telefonatë nga Shqipëria dhe fola me trajnerin, unë kisha vendosur në mendjen time”, deklaroi Mustafi
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi me sukses po paraqitet te Arsenali. Ai luan edhe me Kombëtaren gjermane, derisa më parë ftesa i kishte shkuar edhe nga Kombëtarja shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi 24-vjeçar nga Gostivari, në një intervistë për ‘Goal.com’, ka deklaruar se kishte marrë një telefonatë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, por ai tashmë në mendjen e tij kishte zgjedhur të luante për Gjermaninë.
“Kur mora një telefonatë nga Shqipëria dhe fola me trajnerin, unë kisha vendosur në mendjen time”, shprehur mbrojtësi shqiptar.
“Kisha ndjejnë të veçantë në atë moment sepse prindërit e mi u rritën në atë vend dhe unë e identifikoj veten me atë vend, dhe gjithmonë shkoj për ta vizituar familjen time, por për mua nuk pati kuptim për të ndryshuar mendje”, ka shtuar mbrojtësi nga Gostivari.
Ai me Gjermaninë arriti të fitojë Kupën e Botës më 2014 në Brazil, duke hyrë në histori si futbollisti më i suksesshëm shqiptar.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










