Sport
Iliria në histori të futbollit shqiptar në Zvicër
Kjo skuadër ka arritur sukses historik, duke u bërë klubi i parë shqiptar që fiton Kupën e futbollit në Kanton Solothurn
Iliria ka hyrë në histori të futbollit shqiptar në Zvicër. Kjo skuadër ka arritur sukses historik, duke u bërë klubi i parë shqiptar që fiton Kupën e futbollit në Kanton Solothurn. Në finalen e madhe të zhvilluar më 5 maj në stadiumin e FC Solothurnit, FC Iliria edhe pse kishte epërsi prej 2:0, u desh që me anë të penalltive ta mposht ekipin e Fulenbachit, me rezultat 7:4, pasi që loja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Të dy golat për FC Ilirinë i ka shënuar sulmuesi Mead Demiri. Ndeshjen e ndoqën mbi 2500 tifozë dhe pa dyshim që pjesa më e madhe ishin tifoz shqiptarë të veshur kuqezi, me flamurin kombëtar dhe mbështetjen e madhe nga tribunat e stadiumit, shkruan “shqiptari.eu”, përcjell albinfo.ch.
Ndeshjen e përcolli edhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skënder Thaçi, i cili në një prononcim për “Syri Blue” e vlerësoi si sukses historik fitoren e FC Ilirisë.
Sulmuesi i ekipit shqiptar në Zvicër, FC Iliria, Mead Demiri i cili shënoi dy gola në finalen e Kupës së Solothurnit ndaj Fulenbachit, ndjehet i emocionuar që ka shënuar golat e epërsisë për ekipin “Kuqezi”.
“Pas ndeshjes ishin emocione te mëdha, pasi dhe shënova dy gola për epërsinë e ekipit tonë. E gjithë ekipi, kryesia dhe unë sidomos e patëm vetëm një qëllim, ta fitojmë Kupën”, u shpreh për “Radio Vala”, futbollisti Mead Demiri.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
















