Sport
Hadërgjonaj nuk e braktis Zvicrën për Kosovën
Mbrojtësi i djathtë shqiptar, Florent Hadërgjonaj në një intervistë për ‘Blick’, ka thënë se Kosova e ka ftuar, por për momentin qëndron te Zvicra
“Kosova më ka kontaktuar përmes Federatës, trajnerit dhe të gjithëve. Por për mua gjërat janë të qarta, njëherë do qëndroj në Zvicër U21, ndërsa më pas gjërat janë të hapura”, u shpreh Hadërgjonaj.
Të premten Hadergjonaj ju përgjigj thirrjes së Zvicër U21 kundër Norvegjisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për evropian. Trajneri Heinz Moser ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij ne ndeshjet e radhës, por gjithashtu edhe vetë shqiptari.
Ai ishte paraqitur me sukses në Young Boys, e më pas kaloi në Inglostadt në Bundesligan gjermane. Por, 21-vjeçari nuk frikësohet aspak.
“Jo, aspak. Jam përshtatur menjëherë me vendin dhe kuptoj gjuhën. Jam vetëm katër deri në pesë orë larg shtëpisë në Zvicër. Se pse nuk kam luajtur akoma në klubin e ri nuk është shqetësuese për mua, pasi e di se çfarë mund të arrij dhe qëndroj pozitiv. Shansa ime do vijë së shpejti”, theksoi Hadërgjonaj.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











