Lajme
Gjermania pret rifillimin e kthimeve të emigrantëve drejt Italisë dhe Greqisë
Gjermania sinjalizon se transferimet e emigrantëve drejt Italisë dhe Greqisë mund të rifillojnë pas zbatimit të plotë të Paktit të ri të Bashkimit Evropian për Emigracionin dhe Azilin.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane bëri të ditur për agjencinë ANSA se funksionimi i mekanizmit të Dublinit mbetet një element i rëndësishëm për realizimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS).
Sipas autoriteteve në Berlin, rregullat e reja të BE-së, të cilat hynë në fuqi më 12 qershor, krijojnë kushtet që të rikthehen procedurat për transferimin e azilkërkuesve drejt vendeve të para ku ata kanë hyrë në territorin evropian, përfshirë Italinë dhe Greqinë.
Çështja është veçanërisht e rëndësishme për emigrantët që ndodhen aktualisht në Gjermani dhe që mund të jenë subjekt i procedurave të kthimit sipas rregullave të Dublinit.
Ky mekanizëm përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për shqyrtimin e një kërkese për azil. Në shumë raste, përgjegjësia i takon vendit ku personi ka hyrë për herë të parë në Bashkimin Evropian.
Me hyrjen në fuqi të paktit të ri, Gjermania pret që bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe zbatimi i procedurave të transferimit të marrin një tjetër ritëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









