Kosova
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër?
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje të kostove dhe mundësi të reja në tregun zviceran.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s ka hyrë në fuqi në Zvicër, duke ulur ose hequr tarifat doganore për një sërë produktesh. Kjo mund t’u hapë rrugë produkteve kosovare drejt një pranie më të madhe në tregun zviceran, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e produkteve që mund të përfitojnë janë ajvari, turshitë, kafeja “Devolli Princ”, patatinat “Vipa”, birra “Peja” dhe pijet energjike “Golden Eagle”. Një importues kosovaro-zviceran thotë se vetëm për 10 tonë turshi mund të kursehen rreth 3,500 franga në tarifa doganore. Sipas tij, kjo ulje i bën produktet më konkurruese dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim me shitësit zviceranë.
Megjithatë, nuk pritet që ndryshimi të sjellë menjëherë një rritje të madhe të produkteve kosovare në raftet e supermarketeve. Migros dhe Coop tashmë kanë një gamë produktesh nga Ballkani, ndërsa birra “Peja” është pjesë e ofertës standarde të Denner. Coop shet gjithashtu produkte të tjera nga Kosova, përfshirë kafenë dhe “Golden Eagle”.
Për një zgjerim të mëtejshëm të ofertës do të jenë vendimtare kërkesa e konsumatorëve, cilësia, kostot e transportit e magazinimit dhe sasitë që mund të shiten. Marrëveshja përfshin Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin dhe synon të përmirësojë qasjen e produkteve në tregjet e këtyre vendeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











