Të rinjtë profesionistë të Zvicrës janë kthyer nga WorldSkills Shanghai 2026 me një rezultat të jashtëzakonshëm: 12 medalje, prej tyre 4 të arta, 2 të argjendta dhe 6 të bronzta, si dhe 23 vlerësime “Medal for Excellence”, përcjell albinfo.ch.
42 anëtarët e ekipit SwissSkills National Team garuan në fusha të ndryshme profesionale, nga muratoria dhe zdrukthëtaria, deri te elektronika, zhvillimi i softuerëve dhe teknologjitë e internetit.
Me këtë rezultat, Zvicra u rendit e treta në botë dhe e para në Evropë. Suksesi vë në pah edhe rëndësinë e sistemit zviceran të arsimit profesional, ku të rinjtë kombinojnë mësimin në klasë me përvojën praktike në vendin e punës. /Albinfo.ch
