Kosova

Kryetari i PDK-së: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.

Sipas tij nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme.

Hamza tha se prioritet aktual është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet pas miratimit të këtij ligji.

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.