Sport
FC Zürich, me Sadikun drejt Superligës
Skuadra e Zurichut ka besim të madh te Armando Sadiku dhe shpresojnë që me të rikthehen sërish në elitë
Presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa, ka folur përsëri për situatën e Armando Sadikut, i cili kërkoi me ngulm të largohej nga radhët e klubit zviceran gjatë verës, por në fund u detyrua të qëndronte për të luajtur në kategorinë e dytë zvicerane.
U përfol sikur pengesa kryesore ishte çmimi prej nëntë milionë eurosh që klubi i kishte vënë kartonit të lojtarit, por Canepa ka sqaruar situatën e krijuar. “E vërteta është se ne kurrë nuk deshëm që të largonim Sadikun. Kishte disa interesime, por asnjë ofertë konkrete. Unë nuk di asnjëherë të jetë përmendur ndonjë shifër. Ne na duhet ky lojtar, do të na ndihmojë të ngjitemi shpejt”, tha ai për “Blick”, përcjell albinfo.ch.
I ngacmuar se futbollisti nuk kishte festuar pas golave të tij të parë në këtë sezon në kategorinë e dytë, presidenti i Zurichut ka shpjeguar se ka besim të plotë te përkushtimi i sulmuesit shqiptar. “Armando është stërvitur me përkushtim të plotë dhe tani shënon rregullisht gola. Në ndeshjen e fundit, kundër Schafhausen, duhej ta shihnit se sa shumë festoi pas golit që shënoi. Përveç të tjerave, në bisedat që kam zhvilluar me të, ai është shfaqur gjithmonë pozitiv. Fakti që ai ka ambicie për të luajtur jashtë Zvicrës është më se i kuptueshëm”, theksoi Canepa.
Sadiku është kthyer në një element shumë të rëndësishëm për Zurichun, aq sa trajneri Uli Forte vendosi ta linte pushim për ta kursyer për ndeshjet e mesjavës, meqë klubi luan në Ligën e Evropës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










