Sport
Ëndrra amerikane e Gashit
“Ëndrra është bërë realitet. Kam lënë pas një vit fantastik për mua. Kam njohur vendin më mirë, njerëzit, kultura dhe mentalitete të ndryshme. E pabesueshme. Dhe kam arritur të përmirësoj anglishten time”, deklaroi Gashi
Shkëlzen Gashi ka luajtur një sezon shumë të mirë në kampionatin amerikan. Ai u përshtatë shumë shpejt në skuadrën e Colorados, dhe u bë lider i kësaj skuadre. Me gola e asistime, ai fitoi disa çmime, kurse u shndërrua në idhullin kryesor të tifozëve amerikanë.
Në një intervistë për “20min.ch” futbollisti shqiptar ka treguar eksperiencën e tij në këtë vit të parë, duke insistuar se nuk iu bashkua Colorado Rapids për para dhe duke bërë të qartë sidomos bindjen se raporti i tij me kombëtaren shqiptare nuk ndikohej kurrsesi nga kjo zgjedhje që kishte bërë, përcjell albinfo.ch.
“Kishte disa kërkesa nga Seria A, Bundesliga, etj, por unë dëshiroja që të përjetoja diçka ndryshe. Ndryshova drejt një vendi ku zakonisht kaloj pushimet dhe ku jetojnë disa miq të mi. Kur më erdhi kërkesa nga MLS për mua ishte gjithçka e qartë: do ta merrja seriozisht në konsideratë atë opsion”, ka thënë Gashi.
Atij iu plotësua ëndrra. “Absolutisht që po. Ëndrra është bërë realitet. Kam lënë pas një vit fantastik për mua. Kam njohur vendin më mirë, njerëzit, kultura dhe mentalitete të ndryshme. E pabesueshme. Dhe kam arritur të përmirësoj anglishten time”, theksoi sulmuesi shqiptar.
Ai shton se nuk zgjodhi Amerikën për para. “Nëse do të dëshiroja të bëja shumë para, unë do të kisha shkuar në Kinë apo në Dubai. Por këto mundësi nuk ma ngacmonin interesimin”, shtoi ai.
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare fitoi disa çmime në Amerikë. “Mund ta thuash këtë me plot gojë. Nuk e dija që ekzistonin kaq shumë çmime. “Lojtari i Vitit”, “Goli i Vitit”, “Lojtari i Fansave”, dhe javën e kaluar mësova se fitova një çmim si “Lojtari më social në MLS”. Tipike amerikane. Nuk lënë asgjë jashtë (qesh)”, theksoi ndër të tjera Shkëlzen Gashi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













