Lajme
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin “European and International Business Law” në Universitetin e Vjenës
Tringa Haxhiu ka përfunduar me sukses studimet master në Universitetin e Vjenës, duke u pajisur me gradën Master në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore dhe duke diplomuar me notën maksimale, transmeton albinfo.ch.
Rrugëtimi i saj akademik në fushën e drejtësisë nisi në Kosovë, ku përfundoi me sukses të dalluar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Pas përfundimit të studimeve universitare, Haxhiu vazhdoi rrugëtimin akademik në Austri, në Universitetin e Vjenës, ku u përzgjodh për programin master “European and International Business Law”, të fokusuar në çështjet e së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e biznesit.
Përfundimi i këtij programi me notën maksimale përbën një tjetër arritje në formimin e saj profesional dhe akademik, duke e konsoliduar profilin e saj në një fushë të specializuar të drejtësisë.
Suksesi i Tringa Haxhiut përfaqëson një tjetër shembull të të rinjve shqiptarë që zhvillojnë karrierën akademike dhe profesionale në institucione universitare evropiane./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














