Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA: Mbi 2 milionë të infektuar me Covid-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën prej dy milionë të infektuarve me koronavirus.
Numri i rasteve me infeksion ka nisur të rritet pas pesë javësh rënieje. Rezultat i rritjes së rasteve është edhe shtimi i testimeve, që ka arritur rekord më 5 qershor me 545 mijë teste në një ditë.
Rritja e rasteve në ditët e fundit besohet të jetë si rezultat i lëvizjes më të lirë të qytetarëve dhe vazhdimit të punës për bizneset. Edhe protestat e shumta pa distancim social pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë, mund të çojnë në tjetër shpërthim të rasteve, raporton kjo agjenci e lajmeve.
SHBA-ja si shteti me më së shumti raste të konfirmuara me virus, është edhe vendi me më së shumti viktima, me më shumë se 112 mijë persona që kanë vdekur.
Deri tash në gjithë botën janë infektuar më shumë se 7.3 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 400 mijë kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













