Lajme

Kalifornia, përveç nga stuhia “Hilary”, goditet edhe nga një tërmet

Pas uraganit “Hilary”, që goditi Kalifornin jugore, një tërmet me magnitudë 5.1 ballë e ka goditur vendin, raporton BBC, përcjell albinfo.ch. Epiqendra e tërmetit ishte në veriperëndim të Los Anxhelosit, teksa nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale.
Kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, ka thënë se mbi 100 stacione zjarrfikëse po kontrollonin ndërtesat për dëmtime teksa Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, me më shumë se 7,500 trupa të dislokuara për të ndihmuar njerëzit të përgatiten për stuhinë.
Banorët në qarkun San Bernadino u evakuuan për shkak të reshjeve intensive dhe Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për përmbytje kërcënuese në qarkun Ventura.