Lajme

Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork

Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, të cilët ai i konsideron të dënuar padrejtësisht

Pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total, zëri i shqiptarëve ka kumbuar fuqishëm edhe përtej oqeanit.

Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, shqiptarët u mblodhën mbrëmë në një protestë madhështore për të dëshmuar se padrejtësitë nuk mund të zbehin historinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Përmes fotove nga kjo mbështetje masive, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka postuar në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.

Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, të cilët ai i konsideron të dënuar padrejtësisht.

Ai thekson se pavarësisht trevave se nga vijnë, shqiptarët i bashkon Kosova, historia dhe respekti i ndërsjellë për ata që sakrifikuan për lirinë e saj. Në fund, ai përcjell mesazhin e fortë se diaspora nuk i harron çlirimtarët dhe do të qëndrojë gjithmonë bashkë nën thirrjen për liri, drejtësi dhe dinjitet.