Lajme
Vonesat me vaksinat kundër gripit në Zvicër, autoritetet: Nuk do të ketë mungesë
Rreth 40 për qind e dozave të vaksinave kundër gripit të planifikuara për sezonin 2026/2027 në Zvicër pritet të mbërrijnë me vonesë. Megjithatë, autoritetet federale sigurojnë se vendi do të ketë vaksina të mjaftueshme dhe se nuk bëhet fjalë për mungesë të tyre
Zvicra po përballet me vonesa në furnizimin me disa vaksina kundër gripit para sezonit dimëror 2026/2027.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG/OFSP) ka konfirmuar se rreth 60 për qind e dozave të planifikuara pritet të dorëzohen në kohë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 40 për qind, do të mbërrijë me vonesë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, dozat e mbetura pritet të jenë në dispozicion deri në javën e tretë të nëntorit. Dozat e para, ndërkaq, pritet të jenë të disponueshme si zakonisht nga fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit.
Pavarësisht vonesave, BAG thekson se nuk pritet mungesë e vaksinave kundër gripit dhe se në total do të ketë doza të mjaftueshme për Zvicrën.
Prioritet do t’u jepet personave që konsiderohen më të rrezikuar nga komplikimet e gripit. Këtu përfshihen ndër të tjera personat e moshuar, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje të caktuara kronike.
Vaksinat me dozë të lartë, të rekomanduara veçanërisht për personat mbi 75 vjeç dhe disa persona mbi 65 vjeç me faktorë shtesë rreziku, pritet gjithashtu të jenë në dispozicion.
Pse po vonohen vaksinat?
Vaksina kundër gripit prodhohet çdo vit duke u përshtatur me variantet e viruseve që pritet të qarkullojnë gjatë dimrit.
Sipas ekspertëve të sektorit farmaceutik, përcaktimi relativisht i vonshëm i përbërjes së vaksinës për këtë sezon ka ndikuar në afatet e prodhimit. Vonesat nuk prekin vetëm Zvicrën, por edhe vende të tjera evropiane.
Për shkak të situatës, këtë vit oferta kombëtare e vaksinimit do të zgjerohet. Java Kombëtare e Vaksinimit do të zhvillohet nga 2 deri më 7 nëntor, ndërsa një periudhë e dytë është planifikuar nga 23 deri më 28 nëntor. Autoritetet zvicerane vlerësojnë se vaksinimi edhe në fund të nëntorit ofron mbrojtje në kohë, pasi vala e gripit zakonisht pritet nga fundi i dhjetorit ose gjatë janarit.
BAG rekomandon që vaksinimi kundër gripit të bëhet ndërmjet mesit të tetorit dhe fillimit të valës së gripit, veçanërisht për personat që kanë rrezik më të lartë për komplikime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












