Ekonomi
Raporti “Të bërit biznes” i Bankës Botërore, ku renditet Kosova
Banka Botërore publikoi raportin “Të bërit biznes” për vitin 2020, i cili përfshin 190 ekonomi në gjithë botën.
Raporti vlerëson zbatimin e gati 300 reformave në periudhën maj 2018 – maj 2019, përcjell albinfo.ch.
Kosova në këtë raport renditet e 57-a.
Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave.
Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, ndërsa pas saj vijnë Singapori dhe Hong-Kongu.
Në fund të listës, ndërkaq, janë Somalia, Eritreja dhe Venezuela.
Raporti thekson se ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm në “Të bërit biznes” janë Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahrejni, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria.
Në periudhën 2018-19, këto vende zbatuan një të pestën e të gjitha reformave të regjistruara në të gjithë botën, thuhet në raport.
Rezultati në lehtësinë e të bërit biznes dhe rangimi mbështetet në dhjetë fusha të rregullimit të biznesit: nisja e biznesit, pajisja me leje të ndërtimit, kyçja me energji elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve të vegjël, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave, dhe zgjidhja e falimentimit. Studimi “Të bërit biznes” po ashtu mat rregulloret për punësimin e punëtorëve dhe kontratat me qeverinë, por këto nuk përfshihen në rezultatin dhe rangimin në raport.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











