Lajme
Tensionet SHBA-Iran rrisin çmimin e naftës, Brent kalon mbi 100 dollarë
Çmimi i naftës Brent u rrit të mërkurën mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga fundi i korrikut, pas përshkallëzimit të përplasjeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Lindjen e Mesme.
Çmimi i Brent arriti deri në 100.19 dollarë për fuçi, ndërsa më pas u stabilizua pranë 99.82 dollarëve. Nafta amerikane WTI u rrit me 1.46%, në 94.39 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimeve erdhi pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte goditur dhe shkatërruar pesë cisterna iraniane në Gjirin e Omanit dhe pranë ishullit Kharg. Sipas CENTCOM-it, ekuipazheve të anijeve u ishte kërkuar të largoheshin para sulmeve.
Irani deklaroi se në kundërpërgjigje kishte lëshuar raketa balistike drejt një baze ushtarake amerikane në Al-Azraq të Jordanisë. Teherani pretendoi se sulmi kishte dëmtuar pozicionet ku ishin dislokuar avionë luftarakë amerikanë.
Autoritetet jordaneze thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar 18 nga 20 raketat e lëshuara nga Irani. Dy të tjera ranë në zona të pabanuara dhe, sipas ushtrisë jordaneze, nuk shkaktuan viktima.
Garda Revolucionare e Iranit pretendoi gjithashtu se kishte sulmuar disa anije amerikane dhe cisterna nafte, ndërsa më herët kishte deklaruar se kishte kapur një dron në hyrje të ngushticës së Hormuzit. Ushtria amerikane konfirmoi se një dron i saj kishte pësuar defekt në rajon, por nuk sqaroi nëse bëhej fjalë për të njëjtin mjet.
Përshkallëzimi i situatës rreth ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve kryesore të transportit të naftës në botë, ka shtuar shqetësimet për furnizimet globale dhe ka ushtruar presion të mëtejshëm mbi çmimet e energjisë.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











