Kosova
Kurti, para studentëve: Investimi në të ardhmen e Kosovës, investim i sigurt
“Në vitet para lufte fjala më e shpeshtë dhe më e njohur nga gjuha gjermane për ne ishte ajo “Gastarbajter” ndërsa sot është “Ausbildung” (trajnim profesional)
Mbrëmë, në ambientet e Universitetit të St.Gallenit, me organizim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të St. Gallenit dhe me një prani masive të publikut ështe mbajtur një mbrëmje debati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Debatin me Kurtin, në gjuhën angleze, e ka zhvilluar profesori i këtij universiteti, Prof. Dr. Christoph Frei.
“Investimi në të ardhmen e Kosovës” ka qenë motoja e debatit, të inicuar nga studentët shqiptarë, nikoqirë të Kurtit,
Në një fjalë të zgjeruar në hyrje të debatit, Kryeministri Kurti ka shpalosur filozofinë e punës së qeverisë që udhëheq, duke u ndalur në disa pika thelbësore që karakterizojnë mendësinë dhe politikën e kësaj qeverie.
Demokracia dhe ekononmia, dy faktorë në ndërveprim
Ai është thelluar edhe në rolin pozitiv që një shoqëri me zhvillim të shëndetshëm demokratik luan edhe në ekonominë e vendit. Kështu, ai ka argumentuar se Republika e Kosovës ofron një rast dhe shembull studimi për tezën e nobelistëve në ekonomi, Daron Acemoglu, Simon Johnson, dhe James A. Robinson, sepse, siç ka tënë ai “përparimi i vendit tonë në vitet e fundit ka treguar pikërisht se forcimi i institucioneve demokratike mund të sjellë përfitime ekonomike. Së pari, kompanitë e huaja janë më të gatshme që të investojnë në një vend ku nuk detyrohen të paguajnë mito për zyrtarë publikë në mënyrë që të futen në tregun vendas. Së dyti, qytetarët dhe bizneset janë më të gatshme që të paguajnë taksat kur e dinë që paratë e tyre do të shpenzohen me përgjegjësi nga shteti, në vend se të mbushin xhepat e politikanëve të korruptuar dhe të afërmve të tyre. Dhe së treti, kur njerëzit janë optimistë për drejtimin e qeverisë dhe të vendit, ata janë të prirur të shpenzojnë në vend se të kursejnë. Në të tri këto rrafshe, reformat tona kanë ndihmuar shtytjen përpara të progresit tonë ekonomik”, është shprehur kryeministri Kurti.
Evoluimi i koncepteve të mërgatës sonë, nga “Gastarbeit” në “Ausbildung”
Më tutje kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për evoluimin e perceptimit të Zvicrës dhe perëndimit në mesin e popullatës shqiptare të Kosovës e më gjerë, shkruan albinfo.ch. “Në vitet para lufte fjala më e shpeshtë dhe më e njohur nga gjuha gjermane për ne ishte ajo “Gastarbeiter” ndërsa sot është “Ausbildung” (trajnim profesional). Kjo tregon për hopin cilësor që ka pësuar ky perceptim, rrjedhimisht për ngritjen e diasporës sonë në Zvicër dhe në perëndim nga shkalla e punëtorit fizik në atë të njeriut me “Ausbildung” dhe me universitete të mbaruara.
I pyetur për situatën e ndjeshme në qasje me ndryshimin e mundshëm të bartësit të pushtetit në Uashington, gjegjësisht kthimin në pushtet të Trumpit, Kurti ka folur për politikën pa paragjykime që sipas tij, udhëheq ai me qeverinë që drejton. Ai ka theksuar se edhe pse vetë është socialdemokrat me bindje, kjo nuk e pengon të respektojë kontributin e të gjitha administratave të SHBA-së nga fundi i viteve `80 të shekullit të kaluar deri më sot. Si republikani Xhorxh Bush senior me “kërcënimin e Kërshëndellave” drejtuar Millosheviçit, si demokrati Clinton, me rolin vendimtar në sulmet e NATO-s mbi trupat serbe, ashtu dhe Xorxh W. Bush, me bërjen reale të pavarësisë së Kosovës, të gjithë kanë zhvilluar një politikë konsistente pro Kosovës shtet”, ka thënë Kurti. Por ai ka pranuar se në mandatin e tij të parë (të shkurtër) në krye të Qeverisë së Kosovës kishte “një kohë të vështirë” me administratën e Trumpit.
Kundër “kapitalit të vdekur”
Kryeministri Kurti ka folur gjithashtu për nevojën e një ndryshimi të qasjes së diasporës sonë sa i përket punës ose ndihmave në Kosovë. Ai ka theksuar se mjerisht shumica e madhe e investimeve të kësaj diaspore konsistojnë në konsum dhe në blerjen e banesave ose shtëpive, shrkuan albinfo.ch. Ky është një kapital i vdekur, ka thënë ai dhe ka kujtuar se vetëm në Prishtinë ndodhen rreth 20 mijë banesa që shfrytëzohen vetëm kur bashkatdhetarët tanë vijnë për pushime. Kjo duhet ndryshuar patjetër, ka thënë ai. Dhe ka shtuar se duhet ndryshuar edhe qasja rreth nevojës për kthim të bashkatdhetarëve në Kosovë. Nuk është e thënë të bëhen lëvizje kthimi përfundimtar. Në kushtet e sotme të mobilitetit, secili mund të vendosë të kthehet për një periudhë të caktuar dhe të shohë nëse do të gjejë veten në Kosovë, respektivisht të kontribuojë me “know how”-in e tij dhe të kthehet sërish në Zvicër, etj.
Ngritja në renditjet ndërkombëtare, “kthimi i trurit” etj.
Kurti ka përmendur konstatime konkrete nga organizata ndërkombëtare në mbështetje të pohimeve të tij për përparimin që ka bërë Kosova pe¨r këto tre vite,” Për shembull, gjatë mandatit të qeverisë sonë, ne kemi përmirësuar 21 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor dhe ndër nëntë vendet më të mira në botë për sa i përket përparimit demokratik, sipas Indeksit të Demokracisë Zgjedhore të Institutit V-Dem. Renditja e Gallup këtë vit për Ligjin dhe Rendin e rendit Kosovën si të parën në Ballkanin Perëndimor, të dytën në Evropë dhe të pestën në botë. Dhe në mënyrë të ngjashme, ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përmirësimin e lirive civile dhe të drejtave politike, sipas raportit të Freedom House për vitin 2023″, ka thënë veç tjerash ai.
Edhe progresi ekonomik në të njëjtën periudhë kohore ka ndjekur një trajektore të ngjashme, në rritje, ka shtuar Kurti, duke përmendur rezultatet e statistikave të ndryshme ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti u është përgjigjur edhe pyetjeve të disa prej studentëve, pjesëmarrës në këtë debat, duke rikujtuar ftesën përherë aktuale të qeverisë për kthim të “trurit” në Kosovë.
Marrë në përgjithësi, organizimi dhe paraqitja e studentëve shqiptarë të Univesritetit të St. Gallenit, në këtë aktivitet ka qenë në nivel mjaft të lartë cilësor. Tregues ky edhe për ngritjen evidente cilësore të komunitetit tonë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Austri: AMS paralajmëron rritje të papunësisë Drejtorët e Shërbimit Austriak të Punësimit (AMS), Petra Draxl dhe Johannes Kopf, po mbrojnë zgjerimin e...
-
Ditët e pushimit gjatë vitit 2025 në Austri
-
Salzburg: Dënohen 7 të rinj për plagosjen me rrezik jete të kosovarit
-
Shpenzimet e pensioneve në Austri do të rriten ndjeshëm, tregon raporti
-
Çfarë duhet të dinë personat e vetëpunësuar në Austri për përfitimet prindërore