Lajme
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
“Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë mbi kujtesën, identitetin dhe fëmijërinë
Artisti Luan Bajraktari po prezanton në Kroaci ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble”, e cila është hapur në Galerija-Galleria Rigo në Novigrad dhe qëndron e hapur deri më 3 shtator 2026, shkruan albinfo.ch.
Ekspozita është ndërtuar mbi një seri punimesh të krijuara nga gurë të mbledhur përgjatë bregdetit të Adriatikut. Për Bajraktarin, këta gurë nuk janë thjesht materiale natyrore, por bartës të kujtimeve dhe përvojave personale.
Një nga instalacionet qendrore përbëhet nga një sipërfaqe e mbuluar me gurë, ku vizitorët mund të ecin mbi të. Në këtë mënyrë, përvoja e veprës nuk mbetet vetëm vizuale, por bëhet edhe fizike, përmes hapave, peshës së trupit dhe kontaktit me materialin.
Në disa prej punimeve, gurët janë riprodhuar në bronz. Ndryshimi i materialit nga guri i zakonshëm në metal të qëndrueshëm krijon një lidhje mes kujtesës, kohës dhe dëshirës për të ruajtur fragmente të së kaluarës.
Bajraktari, i lindur më 1979, jeton dhe punon mes Vjenës dhe Prishtinës. Ai ka studiuar skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë dhe në Akademinë e Arteve të Bukura në Peruxhia të Italisë. Në praktikën e tij artistike punon me skulpturë, instalacion dhe vizatim, duke eksploruar kujtesën, përdorimin e objekteve dhe mënyrën se si ato marrin kuptime të reja.
Përmes “Beneath the Tongue, a Pebble”, artisti rikthen në hapësirën e artit gurët e thjeshtë të bregdetit, duke i shndërruar në objekte që flasin për fëmijërinë, kujtesën dhe identitetin./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










