Këshilltarja (ministrja) e Kantonit të Cyrihut, Natalie Rickli, anëtare e Partisë Popullore Zvicerane (SVP), ka tërhequr kandidaturën e saj për Këshillin Federal. Politikania e njohur, e lindur në Winterthur të Cyrihut synon të kandidojë përsëri në zgjedhjet kantonale në prill 2027, transmeton albinfo.ch.
“Si kantoni më i madh, Kantoni i Cyrihut ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme në këto kohë sfiduese”, shkroi në llogarinë e saj në Instagram, e cila së shpejti do të mbushë 50 vjeç, shkruan Keystone-SDA.
Rickli është anëtare e Këshillit (qeverisë) të Kantonit të Cyrihut dhe drejtuese e Departamentit të Shëndetësisë që nga maji 2019.
Në pranverë, ajo njoftoi se do të kandidonte në zgjedhjet kantonale pranverën e ardhshme dhe nuk do të ishte e disponueshme për një vend në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës.