Kosova
PDK-ja e LDK-ja marrin pjesë në seancën konstituive, Aleanca e bojkoton
PDK-ja dhe LDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme, ndërsa Aleanca thotë se nuk dëshiron ta legjitimojë shkeljen e Kushtetutës
Edhe pse partitë opozitare e kanë cilësuar vazhdimisht vazhdimin e seancës konstituive si të jashtëligjshëm dhe përtej afateve kushtetuese, vetëm Aleanca ka vendosur ta bojkotojë seancën e ftuar për sot, transmeton albinfo.ch.
Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancë, ndonëse afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka kaluar prej më shumë se 30 ditësh.
Në PDK, pjesëmarrja në seancë është lidhur edhe me 16 shtatorin, kur pritet shpallja e aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga kjo parti kanë deklaruar se Kosova duhet ta ketë të paktën një Kuvend të konstituuar në momentin e shpalljes së vendimit.
Ndërkohë, në LDK kanë dhënë një tjetër arsyetim për pjesëmarrjen. Sipas tyre, konstituimi i Kuvendit i hap rrugë funksionalizimit të institucioneve, por edhe krijon mundësi për një qartësim juridik të situatës. Megjithatë, edhe brenda kësaj partie ka pasur zëra në favor të bojkotit.
Në anën tjetër, Aleanca, e cila ka shtatë deputetë, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës. Arsyeja e bojkotit, sipas saj, është se nuk dëshiron të “legjitimojë shkeljen e Kushtetutës”.
Aleanca, megjithatë, nuk e ka të drejtën për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Për konstituimin e plotë të Kuvendit duhet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. Tre nga postet e nënkryetarëve u takojnë tri grupeve më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerë përfaqësuesve të komuniteteve.
Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit është mbajtur një ditë më vonë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












