Lajme
Kosova në zgjedhje, themelimi i FAK-ut në mandatin tjetër
Pasi që Kuvendi t’i përfundojë procedurat e nevojshme do të fillojnë bisedimet më partitë politike, që nënkuptojnë caktimin e datës së zgjedhjeve
Shpërndarja e Kuvendit është tashmë çështje e kryer. Liderët e partive politike janë pajtuar në parim që të nisen procedurat përkatëse dhe për të bëhen përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Situata pas dështimit të kuvendit që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës ka sjellë në këtë gjendje. Duke qenë se për themelimin e tyre kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve dhe po aq të pakicave, mungesa e mbështetjes nga minoriteti serb, e pamundësoi formimin e tyre.
Takimi i liderëve të partive politike është mbajtur nën drejtimin e presidentes Atifete Jahjaga.
Ajo ka thënë se pasi që Kuvendi t’i përfundojë procedurat e nevojshme do të fillojnë menjëherë edhe bisedimet më partitë politike, që nënkuptojnë caktimin e datës së zgjedhjeve, shkruan radio Evropa e Lirë.
“Do të respektoj vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili është edhe hapi i parë që më obligon mua si presidente e vendit t’i filloj konsultimet me partitë politike ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit”, tha presidentja Jahjaga.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ditë më parë kishte theksuar se nuk do të ketë zgjedhje pa formimin e Forcave të Armatosura, sot ka deklaruar se një Kuvend që nuk është i aftë të themelojë ushtrinë, nuk mund të mbijetojë tutje.
“Një Parlament që krijon rrethanat që nuk mund të votojë ushtrinë e vendit, atëherë është i pakuptimtë çdo funksionim i mëtutjeshëm. Unë kam propozuar që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor. Afatet kushtetuese ligjore janë të mjaftueshme”, theksoi Thaçi.
Në favor të procedurave të shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së datës së zgjedhjeve ishte edhe lideri opozitar, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, institucionet janë jo funksionale dhe se zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë.
“Si Lidhje Demokratike ne jemi pajtuar që t’i bashkëngjitemi iniciativës, që nesër të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit. Ndërkaq, po ashtu, pajtohemi që zgjedhjet të mbahen në pjesën e parë të muajit qershor”, u shpreh Mustafa.
Një opsion tjetër rreth procedurave që do të çonin Kosovën në zgjedhje kishte lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ky lidership që udhëheq sot, ka dështuar që ta sigurojë votën për një temë kaq të ndjeshme, siç është ushtria e Kosovës. Nuk kanë mundur të kujdesen me kohë dhe të sigurojnë votën e pakicave për ushtrinë”, tha Haradinaj.
Ai tha se preferon mocionin e rrëzimit të qeverisë, por nuk ishte kundër as shpërndarjes së parlamentit, pasi që ka vlerësuar se institucionet tashmë kanë dështuar në marrjen e vendimeve siç ishte ai për Forcat e Armatosura.
Më e rezervuar në qëndrimet e saj, ishte nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila. Ky subjekt politik ka mbështetur më tepër opsionin e zgjedhjeve në tetor.
“Gjithsesi që kanë mbetur konsultime të mëtutjeshme, është edhe nesër një takim tjetër i liderëve me presidenten që të shqyrtohet dhe trajtohet mirë edhe njëherë data e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Kusari Lila.
Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është paralajmëruar të thirret të mërkurën. Kurse data e mundshme e zgjedhjeve është 8 apo më së largu 15 qershori.
Në bazë të procedurës që kanë përmendur sot liderët politik, Kuvendit nesër do t’i nevojiten të paktën 80 vota për të miratuar shpërndarjen me çka më pas presidentja e vendit i nis konsultimet me partitë politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












