Kosova
Policia e Kosovës për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime të përkohshme të trafikut
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për zhvillimet e parapara më 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit, masat kanë për qëllim garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që mund të zhvillohen në këtë datë.
Në kuadër të përgatitjeve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media se menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka zhvilluar takime informuese dhe koordinuese me drejtues të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, Zyrës së BE-së dhe OSBE-së.
Tutje, bëhet e ditur se do të angazhojë njësi të ndryshme policore për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe zhvillimin e qetë të aktiviteteve. Në varësi të situatës, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët ku mund të zhvillohen aktivitete apo tubime dhe për këtë arsye, janë paraparë edhe angazhime të njësive patrulluese të trafikut, të cilat, në rast nevoje, do të bëjnë riorientimin e qarkullimit drejt rrugëve alternative.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes dhe të kontribuojnë që çdo aktivitet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”














