Skip to content

Zvicër: Kundërshtohet rritja e TVSH-së për financimin e ushtrisë

Komisioni për Politikë të Sigurisë i Këshillit Kombëtar të Zvicrës ka kundërshtuar rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për financimin e ushtrisë, duke propozuar që fondi prej 24 miliardë frangash të financohet kryesisht përmes kursimeve nga shkurtimet në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe nga buxheti federal.

Komisioni vlerëson se rritja e TVSH-së nuk do të siguronte mbështetjen e nevojshme parlamentare. Propozimi për krijimin e fondit, i cili do të shtrihej në një periudhë prej 18 vjetësh, u miratua me 17 vota pro dhe 8 kundër.

Ndërkohë, në shtator, Këshilli i Shteteve kishte miratuar një rritje të TVSH-së prej 0.2 pikë përqindjeje, ndërsa Këshilli Federal kishte propozuar një rritje prej 0.5 pikë përqindjeje.

Çështja pritet të shqyrtohet dhe të votohet nga Këshilli Kombëtar gjatë sesionit dimëror.