Lajme
Gërxhaliu: Nuk ka pasur shtim të investimeve të huaja
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), të martën ka prezantuar të arriturat gjatë këtij viti. Zyrtarë të saj thanë se në përgjithësi në Kosovë nuk ka pasur shtim të investimeve të huaja dhe uljes të shkallës së papunësisë, derisa kërkuan që vitin e ardhshëm të punohet më shumë në këtë drejtim.Kryetari i OEK-ut Safet Gërgjaliu, theksoi se gjatë vitit 2010 nuk ka pasur zhvillime të theksuara në fushën e ekonomisë.
Ai ka kërkuar që gjatë vitit të ardhshëm të punohet më tepër në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.Duke folur për punën e OEK-ut gjatë vitit që po lëmë pas, Gërxhaliu ka thënë se janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të rëndësishme, në mesin e të cilave ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të OEK-ut.
“Pikat të cilat duhet të ceken si të arritura për vitin 2010, është ricertifikimi i OEK-t me ISO, standardet për menaxhim dhe kualitet të shërbimeve themelimi i Këshillit për zhvillim ekonomikë, ku promovohet një partneritet edhe privat edhe publik ku janë të përfshirë edhe akterët kryesorë, i cili këshill do ta ketë një rëndësi të veçantë në të ardhmen, konfirmimi zyrtar i pjesëmarrjes së OEK-t në grupet punuese qeveritare në hartimin e ligjeve të rëndësishme për ekonomi etj”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













