Kosova
Çdo i katërti fëmijë në shkollat e Prishtinës, është me mbipeshë
Sipas statistikave që ka prezantuar sot komuna e Prishtinës, çdo katërti fëmijë në kryeqytet është me mbipeshë-obez.
Mbipesha tek fëmijët vazhdon të mbetet shqetësim për familjarët dhe dietologët, të cilët kërkojnë më shumë aktivitete fizik dhe më pak ushqime të yndyrshme. Sipas statistikave që ka prezantuar sot komuna e Prishtinës, çdo katërti fëmijë në kryeqytet është me mbipeshë-obez.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunë e Prishtinës, Arben Vitia, i ka vlerësuar si të suksesshme vizituat e mjekëve në shkollat fillore në Prishtinë. Sipas tij, identifikimet e problemeve që janë bërë nga mjekët gjatë vizitave, kanë ndikuar në identifikimin e hershëm të sëmundjeve, por edhe në parandalimin e tyre.
“Të cilët për vitin e katërt me radhazi në mënyrë jo vetëm profesionale por edhe me një përkushtim të madh, kanë mundësuar këto vizita profesionale. Kemi identifikuar me dhjetëra, mos të them me qindra, probleme të shumë fëmijë, të cilët përveç që janë jetë shpëtuese ka edhe shumë probleme të tjera”, tha Vitia, citon rtk.
Problemi me i madh nga statistikat e nxjerra ka dalë të jetë mbipesha te fëmijët. Janë identifikuar edhe probleme të tjera si anomali të ndryshme, theksoi doktori i Mjekësisë Familjare, Nexhmedin Hoti. Sipas raportit, për çdo vit po rritet numri i fëmijëve të cilët vuajnë nga mbipesha, çdo i katërti fëmijë vuan nga ky problem.
“Problematikë këto katër vite na ka dalë e sidomos kohën e fundit e që se kemi pritur fare, fëmijët më mbi peshë. Fëmijët me mbi peshë po rritet me përqindje për çdo vit, e që është shqetësuese për neve. Për ketë temë do t’ju kisha lut shumë juve, prindërve, komunës se si të veprojmë me këta fëmijë që janë me mbipeshë”, deklaroi Hoti.
Doktorët të cilët kanë marrë pjesë në këto kontrolle sistematike, sugjerojnë prindërit që sa me shumë fëmijët e tyre të merren me aktivitete fizike, në mënyrë që mos të kenë probleme me mbipeshën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












