Sport
Gjiganti anglez pas mbrojtësit shqiptar
Manchester City është vënë pas Elseid Hysaj, i cili më parë u kërkua nga Manchester United dhe Bayern Munich
Elseid Hysaj është futbollisti më i mirë shqiptar për momentin. Më parë për shërbimet e tij u interesua Manchester United dhe Bayern Munich, kurse në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Manchester City, shkruan albinfo.ch.
Trajneri Pep Guardiola është vënë në kërkim të një mbrojtësi të nivelit botëror në krahun e djathtë dhe i është bashkuar garës për shërbimet e Elseid Hysajt. Humbjet e fundit të Manchester Cityt, paraqitjet jo të kënaqshme nga Bacary Sagna apo Pablo Zabaleta në krahun e djathtë, e kanë bindur teknikun spanjoll të shpenzojë në afatin kalimtar.
Disa muaj më parë, nga Anglia, Hysajn e vëzhgonte edhe Arsenali, me trajnerin Arsene Wenger që e cilësonte si zëvendësuesin ideal të Hector Bellerin, por interesi u zbeh pas rinovimit të mbrojtësit spanjoll.
Duke parë edhe forcën financiare të klubeve më të mëdha angleze, e vetmja mënyrë që mbrojtësi i kombëtares të largohet nga Napoli është pagesa prej 50 milionë eurosh, e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës në “San Paolo”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











