Sport
Yll Sallahu ndërmjet Austrisë dhe Kosovës
Kohët e fundit ka pasur zëra se Ylli Sallahu mund të luajë për Kosovën, ngjashëm siç ka zgjedhur Sinan Bytyqi, i cili braktisi Austrinë për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës.
Tani 22 vjeçari mohon të gjitha këto thashetheme dhe e thotë qartë se ndryshimi i kombëtarëve në nuk është opsion për të.
“Unë jam i befasuar se si klubi i Kosovës ka shprehur interes për mua. Më mua askush nuk ka folur. Unë dua të luaj për Austrinë! Këtë unë e kam thënë qartë që një kohë të gjatë”, thotë mbrojtësi i majtë për “Sportkrone”, transmeton “albinfo.ch”.
Dua të bashkohem ekipit në Ernst –Happel – Stadion
Sallahu i cili nisi karrieren e tij në SV Kapfenberger ndërsa prej moshës 16 vjeçare iu bashkua të rinjve të Bajernit, aktualisht luan për ekipin gjerman Karlsruhe.
“Unë jam rritur në Austri, këtu kam mësuar gjithçka”, thotë ai.
“Gjashtë, shtatë muaj pasi jam lindur, jam ardh në Austri. E qartë, që unë vizitoj të afërmit e mijë atje, por pavarësisht kësaj, unë dua të provoj këtu, dhe kjo ishte ëndrra ime që të luaj për Austrinë! Do të ishte shumë bukur, që unë të iu bashkohem ekipit në Ernst –Happel – Stadion”, shprehet Sallahu.
“Gjithçka rreth futbollit unë e kam mësuar këtu, për këtë arsye unë kurrë nuk kam biseduar më askënd, madje as që e njoh dikë nga klubi i Kosovës”, shton ai.
Ylli Sallahu konsiderohet si talent i madh me një të ardhme të ndritshme për kombëtaren austriake, por ai ende pret ftesën nga trajneri për t’iu bashkuar skuadrës së tij.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












