Sport
Dardan Avdylaj fiton titullin WKU-Europe
Kikboksieri shqiptar, Dardan Avdylaj, ka dalë fitues në ndeshjet e tij në kickboks të mbajtur të premten në Vjenë të Austrisë.
Dardani fitoi ndaj boshnjakut nga Zenica e Bosnjë e Hercegovinës, Anes Valentiq.
Boksieri kosovar që jeton në Vjenë të Austrisë fitoi titullin WKU-Europe në kategorinë deri 86 kg.
“Falënderoj të gjithë për përkrahjen. Ky titull do të jetë vetëm një motivim për suksese të reja, ka thënë ai, transmeton “albinfo.ch”.
Për Dardanin, ky është titulli i katërt në karrierë. Para këtij ai ka fituar edhe tre tituj të rëndësishëm (Kampion i Gjermanisë dhe Austrisë në versionin WAKO në kategorinë 81 kg në vitin 2013 dhe Kampion Internacional i Austrisë në versionin ISKA në 86 kg këtë vit).
Kjo ndeshje është zhvilluar nga promotori shqiptar, Mërgim Veseli. Veseli ka grumbulluar disa nga kikboksierët më perspektivë, me të ardhme të ndritshme, ndërsa që evenimenti i tij ngadalë po shndërrohet në një nga më të mirët në Evropë.
Albinfo.c
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










