Sport

Floriana Ismaili me Zvicrën nuk kanë të ndalur

Futbollistja shqiptarozvicerane luajti deri në minutën e 46-të, kur u zëvendësua nga Kuster

Zvicra nuk ka të ndalur në futbollin femëror. Kësaj radhe ka shënuar fitore të pastër ndaj Gjeorgjisë si mysafir me rezultat 3:0, derisa futbollistja kosovare Floriana Ismaili është paraqitur nga fillimi, shkruan albinfo.ch.

Golat për Përfaqësuesen e Zvicrës i shënuan Crnogorçeviq në minutën e 18-të nga penalltia, Humm (34’) e Dickenmann (94’).

Ismaili luajti deri në minutën e 46-të, duke u zëvendësuar nga Kuster. Pas shtatë ndeshjeve në Grupin 6, Zvicra kryeson me 21 pikë, duke shënuar shtatë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa në vendin e dytë është Italia me 12 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.