Sport
FIFA, me procedurë të shkurtër u lejon 9 futbollistëve të luajnë për Kosovën
Në këtë nëntëshe me fat hyjnë: Fanol Përdedaj, Enis Alushi, Albert Bunjaku, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani
Vetëm pak orë para fishkëllimës së pipit që shënon fillimin e lojës së parë zyrtare të Kosovës (sonte, kundër Finlandës), FIFA u ka lejuar 9 futbollistëve kosovarë me shtetësi tjera të luajnë për kombëtaren e re.
Këtë lajm e kanë publikuar sot shumë portale informative në gjuhën gjermane dhe gjuhët tjera perëndimore
Kështu, siç shkruan goal.com, ë këtë nëntëshe me fat hyjnë: Fanol Përdedaj, Enis Alushi, Albert Bunjaku, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani.
Në kushte normale, FIFA ndalon kalimin nga një kombëtare në një tjetër por ajo e ka bërë këtë përjashtim për Kosovën pasi që bëhet fjalë për një shtet të ri, transmeton albinfo.ch. Vetëm para disa muajsh Federata e Futbollit e Kosovës është pranuar në organizatat ndërkombëtare të futbollit.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












