Sport
Gashi shënon nga gjuajtja e lirë
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar golin e nderit për skuadrën e tij në minutën e 92-të të ndeshjes, pas një goditje të fortë e cila edhe u devijua për të përfunduar në portën kundërshtare
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka shënuar një eurogol nga gjuajtja e lirë, në humbjen e thellë prej 5:1 të skuadrës së tij nga New York City, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar golin e nderit për skuadrën e tij në minutën e 92-të të ndeshjes, pas një goditje të fortë e cila edhe u devijua për të përfunduar në portën kundërshtare.
New York City dominoi në këtë ndeshje, derisa hetrik shënoi futbollisti i njohur anglez, Frank Lampard, për të cilin ishte hetriku i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Colorado e Gashit është në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit me tri pikë më pak se Dallas, por Colorado ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Gashi që nga transferimi nga Baseli ka shënuar tre gola, por ka bërë edhe tri asistime.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













