Sport
Synimet e Etrit Berishës
“Kam mësuar shumë nga pjesëmarrja në 'Euro 2016', tani e shikoj futbollin në mënyrë tjetër. Ishte një eksperiencë e mirë, fatkeqësisht nuk vazhduam shumë edhe pse bëmë paraqitje të mira. Por tani duhet të shohim para dhe për mua janë të rëndësishme ndeshjet me klubin”, tha Berisha
Etrit Berisha bëhet gati për vitin vendimtar të karrierës së tij. Portierit të përfaqësueses shqiptare i është dhënë mundësia që të tregojë vlerat e tij si titullar te Lazio dhe ai po bëhet gati për një sfidë të tillë që do të vendosë me shumë mundësi edhe fatin e karrierës së tij, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë për “Lazio Style Radio”, Berisha tha se tani ka më shumë besim në vetvete, falë paraqitjes me Shqipërinë në Evropian. “Kam mësuar shumë nga pjesëmarrja në ‘Euro 2016’, tani e shikoj futbollin në mënyrë tjetër. Ishte një eksperiencë e mirë, fatkeqësisht nuk vazhduam shumë edhe pse bëmë paraqitje të mira. Por tani duhet të shohim para dhe për mua janë të rëndësishme ndeshjet me klubin”, tha Berisha.
Berisha bëri të qartë se objektivi i tij është të luajë titullar në këtë sezon që nga ndeshja e parë, me apo pa Marketin në klub. “Unë u ktheva më përpara nga pushimet pasi dëshiroja t’i bashkohesha grupit, nuk isha i kënaqur me mënyrën se si kishte shkuar sezoni i kaluar. Ndaj vendosa që të filloj më shpejt përgatitjen në mënyrë që të isha i gatshëm që për ndeshjen e parë të kampionatit. Sezoni do të jetë i gjatë dhe unë dua të jem me ekipin, dua të jem gati për trajnerin”, theksoi portieri.
Ai shfrytëzoi këtë intervistë për t’i lëshuar një “kërcënim” kroatit Vargiq, i cili i është bashkuar Lazios dhe mendohet se do të jetë rivali i tij për portën e bardhekaltërve. “Ai ka dy ditë që ka ardhur, ka bërë 2-3 stërvitje me ne dhe është i zoti. Por të jesh portier në Itali është ndryshe nga kampionati kroat, atij i duhet të mësojë”, ishte mesazhi i qartë i Berishës.
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










