Sport
Në Lens festa ka filluar
Ajvaz Mehmeti nga Velesi i Maqedonisë, fshati Dollqishtë ka bërë rrugën më të largët. Ai me të bijën Nerxhivanen 14 vjeçare kanë ardhur me motor nga vendlindja, Bollqishta e Velesit
“O sa mirë me qenë shqiptar”, “Xhamadani vija-vija” dhe brohoritje e këngë tjera mbështetëse për kombëtaren bashkë me valëvitjen e flamurit shqiptar të befasojnë qysh në hyrje të qytetit Lens. albinfo.ch përcjell hap pas hapi tifozët e Kombëtares, nga Perros Guirec-u në Lens. Këtu nesër luhet ndeshja historike Shqipëri-Zvicër me çfarë Shqipëria e bën “sefte” në një Kampionat Evropian.
Ajvaz Mehmeti nga Velesi i Maqedonisë, fshati Dollqishtë ka bërë rrugën më të largët. Ai me të bijën Nerxhivanen 14 vjeçare kanë ardhur me motor nga vendlindja. “Po vijmë direkt nga pika më e skajshme e Shqipërisë reale” thotë Ajvazi i entuziazmuar tek mbështjell motorin e tij me flamurin kombëtar. “Flamurin e kam ble në Krujë ndërsa shtizën e kam marrë në një mal rrugës”, thotë ai për albinfo.ch.
Pastaj niset tatëpjetë rrugës ndërkohë që palat e flamurit valojnë mbi shtizën e improvizuar. Pak më tutje grupe tifozësh shkojnë e vijnë rrugëve duke valuar flamujt kuq e zi.
“Kemi ardhur nga Babenbergu i Gjermanisë”, thonë disa të rinj që parakalonin me flamuj dhe rekuizita tjera kombëtare. “Jemi nga të gjitha trojet: unë nga Llapi, ky afër meje nga Ferizaji, tjetri nga Tirana etj.” thotë më i zëshmi prej tyre.
Ndërsa Adnan Tetaj ka ardhur nga Suedia dhe kusheriri i tij Flamuri nga Aargau i Zvicrës. “Jemi takuar bashkë në Bruksel dhe e kemi marrë rrugën së bashku. Ne nuk lëmë asnjë ndeshje të kombëtares pa ndjekur në vendin e ngjarjes prandaj patjetër se do të vinim edhe sonte”, thotë Flamuri për albinfo.ch
Atmosferë e ndezur mbretëron gjithandej në rrugët e qytetit Lens. Në njërin nga lokalet ku janë tubuar tifozët shqiptarë tashmë ia kanë “krisur” këngës me çifteli dhe brohoritjet s`kanë të ndalur: “Shqipëri-Shqipëri”, “O sa mirë me qenë shqiptar” etj. Edhe fishkëllimat me “vuvuzela” kanë nisur të dëgjohen ashtu si dhe sirenat e makinave.
Ndërkohë, pas mbarimit të ndeshjes Francë-Rumani, pasi kanë fituar francezët, një parakalim i vendësve në shenjë festimi të fitores është përzier me festën e shqiptarëve. Tupanat dhe këngët shqiptare janë shkrirë në një me brohoritjet dhe vuvuzelat franceze, por në fund festa e shqiptarëve “mbulon” atë të francezëve me zhurmën dhe frymën entuziaste të tyre.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
























