Sport
Ajeti në mes tri Kombëtareve
“Për momentin kam tri mundësi të zgjedh, por dëshira ime është të bëhem i rëndësishëm për Augsburgun dhe më pas të zgjedh se në cilin Kombëtare të luaj”, ka thënë Ajeti
Futbollistët shqiptarë nga mbarë bota kanë uruar për pranimin e Kosovës në UEFA. Njëri ndër ta ishte edhe Albian Ajeti, i cili luan në Augsburg.
Ajeti rrjedh nga një familje sportistësh dhe së bashku me dy vëllezërit e tij, janë lojtarë shumë të dalluar. Albiani u transferua nga Baseli në Augsburg të Gjermanisë, ku dëshiron të lë gjurmë. I pyetur se, nëse vjen ftesa nga Kosova në drejtim të tij, ai është përgjigjur: “Fillimisht urime për pranimin. Për momentin kam tri kombëtare që mund t’i zgjedh, por dëshira ime e tashme është që të bëhem i rëndësishëm për Augsburgun dhe më pas të mendoj për të zgjedhur kombëtare”, ka thënë Ajeti për albinfo.ch.
Ai është paraqitur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, derisa ka edhe nënshtetësi shqiptare. Vëllai i tij, Arlindi luan për Kombëtaren shqiptare dhe këtë mundësi mund ta ketë edhe Adonisi, duke u bashkuar tre vëllezër në një Kombëtare.
Një çështje që po diskutohet shumë në trojet shqiptare, por edhe në Zvicër edhe në Evropë është nëse Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Adnan Januzaj do të luajnë për Kosovën, por këtë çështje nuk e komenton futbollisti i Augsburgut. “Nuk komentoj asgjë për lojtarët tjerë”, deklaroi shkurt Albian Ajeti.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













