Sport
Xhaka kishte të drejtë, s’mund të luajë për Kosovën
FIFA edhe zyrtarisht ka vendosur që futbollistët shqiptarë të Zvicrës nuk mund të luajnë për Kombëtaren e Kosovës
Vendimi i FIFA-s që futbollistët të cilët luajtën për Kombëtare tjera pas 13 majit nuk mund të luajnë për Kosovën është komentuar edhe në mediat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Futbollistët si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami apo Shani Tarashaj nuk mund të luajnë për Kosovën.
FIFA ka bërë të qartë se futbollistët të cilët luajtën për Kombëtare tjera pas pranimit të Kosovës në FIFA, s’mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo do të thotë se Xhaka kishte të drejt në letrën që shkroi për tifozët kosovarë e u komentua gjatë në rrjetet sociale.
I vetmi futbollist që mund të luajë për Kosovën është Adnan Januzaj, por kjo do të jetë e vështirë, pasi ai është ‘zhdukur’. Kosova gjithashtu ka disa alternativa tjera si sulmuesin Besart Berishën e mbrojtësin Loret Sadiku, që kanë shprehur interesim t’i bashkohen Kosovës.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











