Lajme
Varfëria në Kosovë rrit migracionin
Derisa shumë kosovarë duan ta lëshojnë vendin, qeveritarët thonë se në procesin e liberalizimit të vizave, kriter kryesor është riatdhesimi
Edhe gati tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, migrimi i kosovarëve nëpër vende të ndryshme të botës nuk është në rënie. Situata aktuale politike dhe ekonomike në vend është arsye kryesore e interesimit të kosovarëve që ta braktisin vendin edhe gati tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, thonë njohës të çështjeve për migrim, raporton Radio Evropa e Lirë.
Demografi Rifat Blaku, thotë se në Kosovë ende ekziston një atmosferë për tregun e jashtëm të punës, pasi punësimi në Kosovë, sipas tij, ka stagnuar.
“Mosliberalizimi i vizave, është edhe një shkak që Kosova mbeti si një oazë e mbyllur, problemet tjera që dihen, dominimi i grup moshave të reja, të gjitha këto e bëjnë problemin aktual dhe në manifestim. Kështu që rinia, sidomos është e interesuar që të gjejë shtigje alternative për punësim”, thotë Blaku. Blaku shpreh shqetësimin se personat, të cilët po synojnë të braktisin Kosovën, këtë po e bëjnë në mënyrë të paligjshme apo klandestine, formë kjo që, sipas tij, në disa raste po përfundon në mënyrë tragjike.
“Rrugë legale do të thosha nuk ka, sepse edhe tregu ndërkombëtar i punës shoqërohet me vështirësi të caktuara për shkak të presionit nga vendet që tashmë është bërë liberalizimi i vizave. Mandej stagnimi dhe kriza ekonomike në shumë shtete edhe të Evropës, e bëjnë problemin edhe më shqetësues. Kështu që ende me gjasë funksionojnë këto kanalet e zeza apo klandestine”, shpjegon Blaku.
Në muajin tetor të vitit 2009, si pasojë e trafikimit me qenie njerëzore apo emigrantëve, kishte ndodhur tragjedia në lumin Tisa, në kufirin Serbi- Hungari, ku patën humbur jetën 15 shqiptar nga Kosova. Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë. Fajtorët e dyshuar për këtë tragjedi tashmë po përballen me drejtësinë.
Sidoqoftë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se vazhdimisht po mundohen të krijojnë infrastrukturë të nevojshme për qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të mos emigrojnë në vendet e ndryshme perëndimore.
Fatmir Xhelili, zëvendësministër në dorëheqje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se kjo ministri ka marrë hapat adekuatë për ta luftuar këtë fenomen.”Ne jemi në drejtim të procesit të liberalizimit dhe të gjithë ata qytetarë që gjenden në shtetet e bashkësisë evropiane pa viza, automatikisht do të kthehen në Kosovë, sepse kemi nënshkruar shumë marrëveshje me shumë shtete evropiane, për t’i kthyer qytetarët tanë në Kosovë”, deklaron Xhelili.
Ndërkaq, autoritetet e rendit në Prishtinë, tregojnë se ka raste të shpeshta kur persona të ndryshëm tentojnë ta kalojnë kufirin e Kosovës, në mënyrë të paligjshme për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian.
Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tregon statistikat për vitin e kaluar: “Sa i përket rastit të falsifikimit të dokumenteve në policinë kufitare në vitin e kaluar janë raportuar 264 raste. Në këtë grup të rasteve janë të përfshira të gjitha rastet ku personat kanë tentuar të kalojnë kufirin e Kosovës, si kufirin tokësor, ashtu edhe përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që të kalojnë në shtetet tjera”.
Në anën tjetër, derisa disa kosovarë tentojnë ta lëshojnë vendin, autoritetet qeveritare rikujtojnë se në procesin e liberalizimit të vizave, kriter kryesor është riatdhesimi dhe kjo nënkupton se duhet të nënshkruhen marrëveshjet e riatdhesimit me gati të gjitha shtetet e BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, vetëm vitin e kaluar nga këto vende janë kthyer afër 3000 persona.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










