Shqipëria
12,500 kilometra me biçikletë elektrike për të rinjtë, Laurent Dietrich ndalet edhe në Shqipëri
Ish-këshilltari i qytetit të Fribourg-ut po udhëton nëpër 30 kryeqytete evropiane për të mbështetur të rinjtë në nevojë në Zvicër.
Ish-këshilltari i qytetit të Fribourg-ut, Laurent Dietrich, po zhvillon një turne prej 12,500 kilometrash me biçikletë elektrike nëpër 30 kryeqytete evropiane, me synimin për të mbledhur fonde për dy organizata zvicerane që mbështesin të rinjtë në nevojë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Dietrich u prit nga ambasadorja zvicerane Siri Walt, me të cilën diskutoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që përballen me sfida, si dhe promovimin e përfshirjes sociale.
Në kuadër të vizitës, ai u takua gjithashtu me kolegë nga Terre des hommes – Albania dhe anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve të Rinj (Young Professionals Network).
Takimet u fokusuan në fuqizimin e të rinjve, angazhimin qytetar dhe solidaritetin, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe perspektivave.
Turneu i Dietrich është një nismë vullnetare përmes së cilës ai synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde në mbështetje të të rinjve që kanë nevojë për përkrahje./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










