Kultura
Vanesa, sërish në garë për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë
Në vitin 2008, ajo kishte mbërritur deri në finalen e garës për talentin më të madh të Gjermanisë “Supertalent”
A ju kujtohet Vanesa Krasniqi? Vajza që, në moshën 13 vjeçare, në vitin 2008, në një konkurrencë të ashpër kishte mbërritur deri në finalen e garës për talentet më të mëdhenj muzikorë të Gjermanisë “Supertalent”?.
Ajo, me zërin e saj të fuqishëm dhe me talentin e rrallë interpretues, pati entuziazmuar edhe dy anëtarët e jurisë, Dieter Bohlen dhe Bruce Darnell. Ata e kishin shpallur madje si “zërin më të bukur të Gjermanisë, për moshën e saj”.
Vanesa kishte lënë përshtypje veçanërisht me interpretimin e këngës së Kelly Clarkson “Because of you”.
Pastaj, meqë nuk ia doli të zgjidhej e para (doli e katërta, në finale), nuk kemi dëgjuar shumë për të. Ndërkohë, ajo është rritur, ka mbushur 16 vjet dhe sërish i ka hyrë garës për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë.
Kësaj here, Vanesa do të marrë pjesë në spektaklin DSDS (Gjermania kërkon superstarin), ku jurinë sërish e përbëjnë Dieter Bohlen dhe Bruce Darnell.
Sipas medieve gjermane, Vanesa Krasniqi gjatë kësaj kohe nuk ka qëndruar duarkryq. Ajo ka kënduar në shumë koncerte dhe ka zhvilluar më tutje teknikën e këndimit. Natyrisht, do ta ketë shumë vështirë të çajë përpara, kur dihet se konkurron krahas 35.000 të rinjve e të rejave nga Gjermania që ëndërrojnë të bëhen këngëtarë-e.
Spektakli garues DSDS fillon këtë shtunë (nesër) më 7 janar, në orën 20.15 në kanalin RTL. Vanesës i urojmë paraqitje sa më të mirë. Për fillim.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












