Sport
Valon Berisha: Të shënoj gol për Kosovën, ka qenë ëndërr e imja
Për golin e shënuar nga Valoni, duke e cilësuar atë si "gol për histori", kanë shkruar sot gjerësisht mediat austriake dhe të tjerat në zonën gjermanishtfolëse
Valon Berisha të hënën në mbrëmje në Turku të Finlandës është shënuar në librin e historisë. Me rezultatin e barabartë 1-1 ndaj Finlandës, të cilin e siguroi lojtari i Salzburgut të Austrisë duke shënuar nga penalltia ai siguroi edhe pikën e parë për Kosovën, në ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës në kualifikimet e botërorit.
Vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes, Valonit iu dha e drejta për të luajtur për Kosovën.
Për golin e shënuar nga Valoni, duke e cilësuar atë si “gol për histori”, kanë shkruar gjerësisht mediat austriake dhe të tjerat në zonën gjermanishtfolëse.
“Është një ndjenje shumë e mirë, ka qenë ëndërr e imja që të shënoj një gol për Kosovën”, thotë Berisha pas ndeshjes për gazetën kurier.at.
Në minutën e 60-të bashkëlojtari i tij, Bernard Berisha rrëzohet në zonën e rreptësisë, dhe për pasojë akordohet penallti të cilën e shndërroi në gol, Valoni, transmeton albinfo.ch. “Isha i sigurt që do të shënoj”, theksoi djaloshi i lindur në Malmo, i rritur në Norvegji, ndërsa me prejardhje nga një familje shqiptare emigrantësh.
Falënderon Norvegjinë
Të hënën pasdite Valoni së bashku më pesë lojtarë të tjerë kosovarë morën lejen nga FIFA për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës, ndërsa në mbrëmje ata luajtën. Berisha i cili më herët kishte luajtur për Norvegjinë, i është gjithmonë mirënjohës këtij shteti skandinav. “Çdo gjë që kam arritur ia kam borxh Norvegjisë”, thotë Berisha, përcjell “albinfo.ch”.
Valoni (23) ka zgjedhur të luajë për Kosovën, ndërsa vëllai i tij Vetoni (22) ka vazhduar të luajë për Norvegjinë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












