Lajme
Ushqimet që duhet konsumuar në syfyr, për një agjërim më të lehtë
Agjërimi përtej besimit nga ekspertë të ndryshêm është cilësuar si dobiprurës për organizmin. Por agjëruesve u sugjerohet të sigurohen që kanë zgjedhur ushqimet me kujdes për të pasur energji deri në iftar.
Por, çfarë cilat ushqime duhet të konsumohen për syfyr në mënyrë që të qëndroni të hidratuar dhe me plot energji?
Vezë
Vezët janë të mbushura me shumë proteina. Janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shkruan FoodNdtv.
Ngrënia e vezëve do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Ka shumë mënyra se si mund t’i hani vezët.Mund të bëni një omëletë të rëndë me perime dhe ta kombinoni me bukë kafe. Ju gjithashtu mund të bëni vezë të fërguara dhe t’i vendosni mbi bukë kafe, të cilën mund ta lyeni lyer me gjalpë kikiriku ose gjalpë bajame.
Tërshërë
Është një vakt i pasur me proteina, dhe do të keni shumë përfitime.
Një vakt i pasur me proteina ju jep energji të mjaftueshme. Tërshëra është një burim i shijshëm i proteinave dhe karbohidrateve. Ju mund të bëni një ‘smoothie’ me tërshërë që përfshin banane dhe qumësht; ju gjithashtu mund t’i shtoni edhe arra.
Pulë ose peshk
Peshku njihet si një ushqim që rrit vitalitetin. Megjithatë, nuk duhet ta fërgoni, pasi mund t’ju shkaktojë fryrje.
Në përgjithësi duhet të shmangni ushqimet e fërguara, sepse mund t’ju bëjnë më të etur. Duke qenë se nuk keni të drejtë të pini ujë gjatë agjërimi, është e rëndësishme të shmangni çdo ushqim që ka gjasa t’ju bëjë të etur.
Një ushqim tjetër që mund të hani është pula, pasi posedon lëndë ushqyese që japin energji dhe do e bëjnë më lehtë për ju të agjëroni lehtësisht.
Mund ta kombinoni pulën me perime. Nëse jeni duke ngrënë peshk, atëherë mund të zgjidhni sardelet.
Fruta dhe perime
Frutat dhe perimet janë të pasura me minerale dhe vitamina që e ndihmojnë njeriun të ndihet energjik. Gjithashtu, përveç se duhet të pini ujë, duhet të hani fruta dhe perime të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Disa shembuj do të ishin shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkat, portokallet, domatet, kastravecat dhe spinaq. Mund të bëni një sallatë me disa fruta dhe perime. Me këtë, ju mund të shijoni përfitimet shëndetësore të gjitha menjëherë.
Kikirika
Kikirikët “dhuratë e natyrës” mbushin njerëzit me një sasi të vogël. Nëse kombinoni kikirikët me qumësht të nxehtë, atëherë ky do të bëhet një kombinim i shëndetshëm, sepse produktet e qumështit janë gjithashtu shumë të mjaftueshme.
Ju mund t’i kombinoni ato edhe me kos. Nëse dëshironi t’i kombinoni me bukë, atëherë mund të përdorin gjalpin e kikirikëve.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Rriten remitencat, emigrantët dërguan më shumë para në vend Emigrantët kanë dërguar më shumë para në Shqipëri në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas...
-
“Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën
-
Ndërmjet botës së njohur dhe të panjohur: Një dialog artistik me Blerta Hashanin dhe Lumturie Krasniqin
-
Zvicra, model për shkollimin dual në Kosovë
-
Ambasadori Latifi viziton kompaninë e fluturimeve “Chair”
Jeta në Austri
-
Numri i vizitorëve në pishinat e Vjenës këtë verë ka arritur nivele rekord Pishinat publike të Vjenës kanë pasur një numër të madh vizitorësh këtë verë, duke tejkaluar shifrat...
-
Vjena do të prezantojë ligjin e vet për mbrojtjen e klimës
-
Përfundon vala e të nxehtit në Austri
-
Fillon viti i ri shkollor në Austrinë jugore dhe perëndimore
-
Austria do të testojë sistemin e ri të paralajmërimit nga nesër