Ekonomi
Trump: Mund të ketë marrëveshje të re tregtare me Kinën
“Unë mendoj se kjo do të jetë një marrëveshje e mirë për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
Presidenti amerikan Donald Trump, tha të premten se mund të bëjë marrëveshje me Kinën për tregti, duke shtuar se është bërë mjaft progres për raportet mes të dyja vendeve dhe se përkundër kësaj ai ende mund të vazhdojë me tarifat ndaj Kinës, transmeton REL.
“Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje, ne patëm bisedime shumë të mira dhe jemi afër një marrëveshjeje”, tha Trump para reporterëve në Uashington.
“Unë mendoj se kjo do të jetë një marrëveshje e mirë për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
Trump tha se do të diskutojë për tregti me Kinën gjatë darkës së samitin G20 të liderëve në Argjentinë, që do të mbahet në fund të nëntorit.
Ai shtoi se kjo marrëveshje do të ishte e mirë edhe për Kinën.
“Nëse mund të hapim raportet me Kinën, për herë të parë – kjo është dashur të bëhet vite më parë nga presidentët e kaluar, por nuk ka ndodhur – unë jam shumë optimist. Por, Kina është shumë e interesuar për marrëveshje”, shtoi Trump.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












