Kosova
Tre psikoterapistë shqiptarë në Britani, mbështetje psikologjike mjekëve në Shqipëri dhe Kosovë
Mjekët shqiptarë në Britaninë e Madhe, ekspertë në fushën e psikoterapisë, kanë marrë një nismë të veçantë për t'u ofruar mbështetje psikologjike mjekëve në Shqipëri dhe Kosovë,
Tre psikoterapistë shqiptarë në Britaninë e Madhe, Dashmir Thaçi, Rainela Xhemollari dhe Sarah Rees, ekspertë në fushën e psikoterapisë, kanë marrë një nismë të veçantë për t’u ofruar mbështetje psikologjike mjekëve në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët po luftojnë virusin Covid-19. Tre psikoterapistët janë njëkohësisht anëtarë të shoqatës “UK Albanian Medical Society (UKAMS)”, transmeton albinfo.ch.
Ditët që jetojmë mjekët po përshëndeten nga mbarë shoqëria në komunitete lokale, kombëtare e ndërkombëtare si heronj të njerëzimit në këtë luftë të madhe kundër pandemisë së krijuar nga Covid-19.
Sëkëndejmi lindin shqetësime të natyrshme për mirëqenien emocionale e psikologjike të personelit mjekësor.
Sarah Rees, Dashmir Thaci dhe Rainela Xhemollari, psikoterapistë shqiptarë, anëtarë të UKAMS, kanë nisur një projekt vullnetar me qëllim për t’i ofruar personelit shëndetësor që është infektuar nga Covid-19 mbështetjen psikologjike që meriton cdo profesionist që sëmuret në krye të detyrës. Psikoterapistët, të regjistruar për ushtrim profesioni në autoritetet përkatëse profesionale në UK, ofrojnë mbështetje psikologjike nëpërmjet telefonit dhe platformave online për mjekët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo, të cilët janë infektuar nga Covid-19.
Ne nuk mund të jemi në pavijon me Bluzat e Bardha, por për të gjithë ata punonjës të shëndetësisë, të cilët janë infektuar me Covid-19 duam të bëjmë me dije se ne jemi këtu dhe kemi aftësitë t’ju ndihmojmë për të evituar pasojat afatgjate të kësaj ngjarjeje në jetën tuaj profesionale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














